Site icon Telegrafi

Barcelona hap rast disiplinor kundër Arthur Melos – refuzohet shkëputja e kontratës

Barcelona ka hapur rast disiplinor kundër Arthur Melos që nuk dëshiron të rikthehet në skuadër.

Mesfushori brazilian po i kalon pushimet në vendlindje dhe ka refuzuar që të luajë sërish për skuadrën katalunase.

Ky veprim i tij vije pasi e larguar në drejtim të Juventusit, si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me Miralem Pjanicin.

Lexo po ashtu Arthur Melo refuzon të rikthehet te Barcelona për ndeshjet e Ligës së Kampionëve - ka shkuar në Brazil

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Barcelona nuk do të lejojë lojtarin që të rebelohet më shumë dhe i ka hapur rast disiplinor.

Melo është i acaruar dhe sërish ka bërë të ditur se ai nuk do të rikthehet në stërvitje, duke pritur përfundimin e këtij edicioni dhe të kalojë te Zonja e Vjetër.

Barcelona i ka bërë me dije brazilianit se nuk do t’i shkëpusin kontratën deri në përfundim të këtij edicioni, derisa do të luajnë me Napolin në Ligën e Kampionëve në gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version