Pas raportimeve se Ferran Torres do të dërgohet në huazim këtë verë, Mundo Deportivo bën të ditur se Barcelona është gjithashtu e gatshme të dërgojë Julian Araujo në huazim për të vazhduar zhvillimin e tij.
Luis Rojo i Marca shton gjithashtu se huazimi i Pablo Torre është pothuajse i sigurt. Barça mund ta përdorë marrëveshjen për të tunduar Gironën që të shesë Oriol Romeun ose ta dërgojë atë diku tjetër.
Barcelona po i dërgon të tre lojtarët në huazim kryesisht sepse duan të ulin faturën e pagave dhe gjithashtu sepse nuk do të luajnë rregullisht nën drejtimin e Xavit gjatë sezonit të ardhshëm.
Të tre lojtarët do të shkojnë në parasezon me Barçën javën e ardhshme përpara se të dërgohen në huazim.
Araujo mund të ketë një shans për t’u dëshmuar përpara se të largohet pasi ai ende nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare për Barçën.
Barcelona ka nevojë për një mbrojtës të djathtë, andaj do të synojë që plani i tyre të funksionojë këtë verë. /Telegrafi/