Barcelona është duke menduar që ta paguajë klauzolën e mesfushorit të Nice, Jean-Michel Seri.
Mediat katalunas shkruajnë se Barcelona është e gatshme të përforcohet ende në këtë afat kalimtar.
Lajmin e konfirmon edhe L’Equipe që pret largimin e mesfushorit nga Ligue 1.
Barcelona për ta marr duhet ta paguajë klauzolën e lojtarit në vlerë 40 milionë euro.
Serri pëlqehet shumë edhe nga ish ylli i klubit Xavi.
Blaugranat kanë paguar disa ditë më parë edhe klauzolën e Paulinhos. /Telegrafi/