Andre Silva ka rilindur në skuadrën gjermane Eintracht Frankfurt.
Sulmuesi portugez është duke kaluar formë të jashtëzakonshme dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.
Chelsea, Arsenal, Manchester United, Atletico Madrid kanë qenë vetëm disa nga skuadrat që janë në ndjekje të tij.
Por së fundmi garës për transferimin e yllit portugez i është bashkuar edhe gjiganti spanjoll Barcelona.
Mediat katalunase kanë raportuar se trajneri Ronald Koeman po e pëlqen shumë lojën e sulmuesit dhe dëshiron ta ketë atë në Camp Nou për edicionin e ri.
25-vjeçari është duke shfaqur një formë të jashtëzakonshme, ku në 26 ndeshje zyrtare me klubin ka shënuar 22 gola dhe ka bërë shtatë asistime.
Frankfurt po synon që nga shitja e tij në verë të fitojë rreth 65 milionë euro.
Gjithsesi Barcelona nuk do ta ketë të sigurt transferimin e portugezit, pasi gara për Silvën çdo ditë po bëhet më e fortë. /Telegrafi/