Kai Havertz është njëri nga talentët më të mëdhenj në Evropë.
Mesfushori gjerman ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e Bayer Leverkusen në Bundesliga.
E falë ndeshjeve të mira, Havertz është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.
Manchester United, Liverpool, Arsenal, Juventus, Bayern Munich, Real Madrid e PSG janë skuadrat e interesuara për të.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti katalunas Barcelona, që po e monitoron situatën e reprezentuesit gjerman.
Mediat gjermane kanë shkruar se Barcelona e ka ndjekur Havertzin në dy sfidat e Ligës së Kampionëve këtë edicion, ndaj Atletico Madridit dhe Juventusit.
Kampioni në fuqi i Spanjës mendon që në verën e vitit 2020 të dalë me një ofertë për transferimin e lojtarit.
Gjithsesi gara për të është shumë e madhe, derisa Leverkusen nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesat e saj, që janë 100 milionë euro. /Telegrafi/