Telegrafi

Barcelona me fitore sensacionale ndaj Betisit

(Foto: Twitter/Barcelona FC)

Barcelona ka regjistruar një fitore të rëndësishme në udhëtim te Real Betisi (3-2) në kuadër të javës së 22-të në La Liga.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 38-të kur Borja Iglesias shënoi për vendasit pas asistimit nga Emerson.

I inkuadruar në pjesën e dytë, Lionel Messi e barazoi rezultatin falë asistimit nga Ousmane Dembele (59’).

Katalunasit kaluan në epërsi pas një autogoli nga Victor Ruiz (68’), por nikoqirët i barazuan shifrat përmes të njëjtit futbollist, i cili kësaj radhe nuk e gaboi portën (75’).

(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Golin e fitores e shënoi Trincao duke shënuar nga një top i kthyer.

Falë kësaj fitoreje, Barcelona pozicionohet në vend të dytë në tabelë me pikë të barabarta me Real Madridin (nga 43), por ndodhet shtatë pikë prapa Atletico Madridit që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/