Barcelona ka fituar 4-1 ndaj Villareali në kuadër të javës së 34-të në La Liga.
Pas vetëm tre minutash lojë, katalunasit kaluan në epërsi fal një auto-goli nga Pau Torres.
Nuk vonoi shumë dhe vendasit i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Gerard Morenos (14’).
Por, Blaugranasit arritën të rikthenin epërsinë në minutën e 20-të me anë të Luis Suarezit që u asistua nga Lionel Messi.
Kur po përfundonte koha e rregullt e pjesës së parë, Antoine Griezmann (45’) shënoi për 31, ndërsa ylli argjentinas ishte sërish në rolin e asistuesit.
45 minutëshi i dytë sërish ishte në anën e Barcelonës që realizoi edhe një gol.
Ishte minuta e 69-të kur Messi e pa fillimisht vetën në listën e realizatorëve, mirëpo golin e tij e anuloi VAR-i që e arsyetoi me pozitë jashtë loje të Arturo Vidalit.
Ansu fati që u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të, arriti të realizonte gol në minutën e 86-të, për të vulosur fitoren 4-1 të kampionit në fuqi të La Liga-s.
Pas javës së 34-të, Barcelona gjendet në vendin e dytë me 73 pikë, katër më pak se lideri Real Madridi, ndërsa në xhiron e 35-të takohen me rivalin lokal Espanyolin. /Telegrafi/