Site icon Telegrafi

Barcelona fiton në fund ndaj Sociedadit dhe rikthen pozitën e parë në La Liga

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1-0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Skuadra e Quique Setien i është kthyer fitores në kampionat duke mposhtur Sociedadin, pas humbjes në El Clasico ndaj Real Madridit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe raste më të shumta të katalunasve, por pa arritur ta gjejnë golin.

Rastet më të mira ishin ai i Martin Braithëaite (10’) dhe Lionel Messi (30’), por në të dy rastet u ndalën nga portieri i baskëve, Alejandro Remiro.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e njëjtë me Barcelonën për një nuancë më të mirë dhe kërkuese, derisa gjetën edhe golin.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 80-të dhe ishte ylli i skuadrës, Messi, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte në minutat shtesë ishte Jordi Alba, i cili shënoi për 2-0 pas një aksioni perfekt me Messin dhe Ansu Fatin, por VAR-i i anuloi këtë gol dhe Barca fitojë në fund me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitore, Barcelona rikthehet në pozitën e parë me 58 pikë apo dy më shumë se Real Madridi i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Sociedadi renditet i gjashti me 43 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit luajnë në udhëtim te Mallorca, ndërsa baskët udhëtojnë te Eibari. /Telegrafi/

https://twitter.com/Ir_vnd/status/1236374044884123649

Exit mobile version