Telegrafi

Barcelona fiton në Bilbao, vazhdon pa humbje në krye të La Ligas (Video)

BILBAO, SPAIN - OCTOBER 28: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates after scoring goal during the La Liga match between Athletic Club Bilbao and FC Barcelona at San Mames Stadium on October 28, 2017 in Bilbao, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Barcelona ka arritur të marr një fitore me rezultat 2-0 në udhëtimin e tyre të vështirë te Athletic Bilbao.

Gjiganti katalunas vazhdon pa humbje në kampionatin spanjoll edhe pas ndeshjes së javës së 10-të në udhëtim te Bilbao, duke koleksionuar nëntë fitore dhe një barazim.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka dominuar gjithë takimin, por edhe vendasit kanë pasur rastet e veta duke u vu shpesh në rrezik portierin e Barcelonës.

Pjesa e parë e takimit nisi më mirë për vendasit që rrezikuan dy herë me Aritz Aduriz (18’, 20’), por në të dy rastet nuk gjeti rrjetën.

Festa e Messit pas golit të shënuar

Në anën tjetër, Barcelona gjeti golin e epërsisë 1-0 në minutën e 36-të pas një super aksioni, ku shënoi ylli i skuadrës, Lionel Messi, i asistuar nga Jordi Alba.

Barcelona pati një rast të mirë edhe në minutën e 41-të, por goditja e fortë e mesfushorit brazilian, Paulinhos përfundoi në traversë dhe me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat arritën të krijojnë edhe raste tjera të mira për gol dhe ndeshja ishte më e tensionuar duke pasur edhe shumë ndëshkime, por goli përsëri u gjet nga mysafirët.

Messi i rrethuar nga lojtarët e Bilbaos (Getty Images)

Ishte Paulinho, i cili shënoi në minutat shtesë dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-0.

Pas kësaj fitore, Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga me 28, ndërsa Bilbao renditet në vendin e 11-të me 11 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin në shtëpi Sevillan, ndërsa baskët udhëtojnë te Celta Vigo. /Telegrafi/

https://twitter.com/mediaculesvid05/status/924357187710861312