Barcelona ka fituar ndeshjen e fundit në La Liga me rezultat 4-2 ndaj Eibarit.
Skuadra e Luis Enriques e ka fituar ndeshjen e fundit në kampionat, por kjo nuk ka vlejtur edhe aq pasi kanë përfunduar si nënkampion të Spanjës pas fitores së Realit.
Katalunasit e dominuan gjithë ndeshjen, por ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Takashi Inuit, i cili shënoi nga afërsia në minutën e shtatë për 1-0.
Inui ishte përsëri edhe në pjesën e dytë që shënoi golin e parë dhe të dyfishimit të epërsisë së Eibarit, ku në minutën e 61 shënoi një gol të bukur për 2-0.
Megjithatë, Barcelona arriti të kthehet shpejt në lojë dhe të shënoj tre gola, ku fillimisht u shënoi një autogol nga David Junca në minutën e 64.
Në minutën e 70 vendasit patën mundësi të barazojnë rezultatin në 2-2, por Lionel Messi u tregua i pasaktë duke humbur një penallti.
Por, goli i barazimit nuk vonoi dhe erdhi pas vetëm tre minutave me anë të Luis Suarez, i cili shënoi pas asistimit të Paco Alcacer.
Pastaj ishte Lionel Messi që shënoi edhe dy gola dhe vulosi rezultatin përfundimtar 4-2, ku i pari erdhi në minutën e 75 nga penalltia, ndërsa i dyti i tij personal erdhi në minutën e fundit të ndeshjes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JNlW9GIyKOM