Barcelona e ka mposhtur Leganesin në kuadër të javës së 29-të në La Liga me rezultat 2-0.
Skuadra katalunase e filloi mjaftë mirë takimin, duke i bërë presion të lartë mysafirëve.
Por, goli i parë në këtë përballje u shënua në minutën e 42-të me anë të Ansu Fatit, që u asistua nga Junior Firpo.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, derisa në të dytën u shënuan vetëm një.
Ishte minuta e 65-të kur Antoine Griezmann shënoi për 2-0, mirëpo atë e anuloi VAR-i për pozitë jashtë loje.
Mirëpo, katër minuta më vonë, Barcelona fitoi një penallti të cilën në gol e konvertoi Lionel Messi (69’).
Skuadra katalunase kishte edhe disa shanse të mira deri në fund, mirëpo që nuk arriti t’i konkretizonte ato.
Pas javës së 29-të, Barcelona vazhdon të jetë lider me 64 pikë, ndërsa në xhiron e 30-të do të jetë mysafirë i Sevillës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ddwht_F1M_o&ab_channel=Bar%C3%A7aWorld
https://www.youtube.com/watch?v=uev6UtrAjbg&ab_channel=FootballWorld