Telegrafi

Barcelona fillon blerjet, merr lojtarin e Villarrealit

Denis Suarez është një futbollist i Barcelonës dhe marrëveshja tashmë është zyrtare.

Në këtë mënyrë, mesfushori kthehet në Kataloni pas dy vitesh, sepse në sezonin 2013/14 shkëlqeu në Segunda Division me Barcelonën B.

Në sezonin 2014/15 Barcelona e huazoi 22-vjeçarin te Sevilla, ku u panë qartë cilësitë e tij, edhe pse nuk ishte një titullar fiks, ndërsa verën e shkuar Barca ia shiti Villarealit për 4 milionë euro.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Megjithatë, me largpamësi, Barcelona kishte vendosur një klauzolë në kontratë, duke pasur të drejtën e riblerjes për vetëm 3.5 milionë euro, një lëvizje e shkëlqyer, sepse sezonin e fundit Denis Suarez ishte një ndër zbulimet e Villarealit dhe Primeras.

Tani Denis Suarez do të firmosë një kontratë 4+1 dhe do të ketë një klauzolë prej 50 milionë eurosh për të prishur kontratën.