Pretendohet se Barcelona ka hapur bisedimet për të nënshkruar me mesfushorin italian të Villarrealit, Roberto Soriano.
Sipas gazetarit të Eleven Sports, Mateusz Swiecicki, familja e Sorianos e ka njoftuar atë se negociatat me Barçan janë në proces e sipër.
Soriano u bashkua me Villarrealin nga Sampdoria verën e kaluar dhe ishte një ‘hit’ i menjëhershëm në La Liga, duke shënuar 10 gola dhe duke bërë shtatë asistime sezonin e kaluar.
Forma e tij e vazhdueshme, energjia, agresiviteti e të gjitha janë këto që ia kanë mbushur mendjen drejtuesve të Barcelonës.
Mesfushori italian do ishte perfekt për katalanasit, pasi kushton shumë më pak [rreth 30 milionë euro] dhe ata janë në kërkim të përforcimeve të mesfushës pas refuzimit për Marco Verratin. /Telegrafi/