Barcelona ka fituar 1-0 në udhëtim te Athletic Bilbao në kuadër të javës së 25-të në La Liga.
Qysh në minutën e dytë, katalunasit rrezikuan portën e vendasve me anë të Ferran Torres, por goditja e tij përfundoi jashtë.
Bilbao lëshoi mundësi edhe më të mira pas gjysmë ore lojë, pasi Inaki Williams dhe Raul Garcia dështuan të shënonin nga afërsia.
GOAL BARÇA! RAPHINHA! 0-1! #ATHLETICBARÇA pic.twitter.com/qpU4PuVl8w
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 12, 2023
Ishte minuta e 45+1-të kur Raphinha shënoi golin e vetëm në ndeshje edhe pse gjyqtarit iu dashtë ndihma e VAR-it për të shikuar nëse ishte për pozicion jashtë loje ose jo.
Në minutën e 52-të, Robert Lewandowski i iku mbrojtjes kundërshtare, por goditja e tij ishte e pasaktë.
Bilbao rrezikoi më pas me anë të Alex Berenguer (72’), mirëpo as ky nuk ia doli ta mposhte Marc andre ter Stegen.
87' IÑÑAAAAAAAAKKKKIIIIIIIIIIIIIII!!!!!!!!!!!!!!!!!! ⚽️
1-1 I #AthleticBarça #AthleticClub 🦁 pic.twitter.com/1cXcvAAjPR
— Athletic Club (@Athletic_en) March 12, 2023
Vendasit vazhduan me presion deri në fund, duke shpresuar ta merrnin së paku një pikë, dhe këtë menduan se e arritën nëpërmjet Inakit, që realizoi për 1-1 në minutën e 88-të, por VAR-i sinjalizoi se ishte lojë me dorë.
Pas javës së 25-të, Barcelona vazhdon të jetë lidere me 65 pikë, ndërsa në xhiron e 26-të e zhvillojnë El Clasicon me Real Madridin. /Telegrafi/