Barcelona është duke insistuar në transferimin e Raheem Sterlingut prej Manchester Cityt.
Sipas asaj që raporton Manchester Evening Neës, skuadra katalunase ka filluar tashmë kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit.
Sterling po ashtu po e kërkon largimin qysh në janar nga Manchester City, pasi nuk po ka minutazh nën PepGuardiolën.
Lojtarit i kanë mbetur vetëm edhe 18 muaj në kontratën e tij dhe Citizens nuk dua ta humbasin si të lirë.
City i ka bërë të ditur Sterlingut se nuk do ta lejojnë të largohet për ndonjë skuadër nga Liga Premier, por jashtë kufirit po.
Andaj,Barcelona është në pozitë ideale që ta transferojë atë. /Telegrafi/