Barcelona e ka eliminuar UD Ibiza-Eivissa nga Kupa e Mbretit me rezultat 2-1.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Pep Caballe, që u shërbye mjaftë mirë nga Javier Perez Mateo.
Katalunasit më pas morën të gjithë ndeshjen nën kontroll dhe kishin 85 për qind të posedimit të topit, por u mungonte efikasiteti në kuadratin e portës.
Great opening 45 from the boys! Let’s keep going in the second 💪💙🔥 pic.twitter.com/oINFyhTAE2
— UD Ibiza | 🇬🇧🇺🇸🪖🩵 (@ibizaud_en) January 22, 2020
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal, derisa në të dytën u shënuan dy të tjerë.
Blaugaranasit arriti ta barazonin rezultatin në minutën e 72-të me një gol të Antoine Griezmannit, derisa u asistua nga Frenkie de Jong.
Game over! pic.twitter.com/WawHQpu0Ae
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 22, 2020
Pak sekonda pa përfunduar takimi, sulmues francez (90+5) shënoi edhe golin e dytë të tij personal dhe të dytin për Barcelonën, për t’ia fituar kështu përballjen.
Barcelona kaloi në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit dhe pritet që të mësojë shumë shpejtë kundërshtarin e radhës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KBqRpE3hRTc
https://www.youtube.com/watch?v=shHslLoPstw
https://twitter.com/Griezmannility/status/1220069317749985281