Telegrafi

Barcelona edhe pa një lojtar në El Clasico

Barcelona do të duhet të bëjë pa Jordi Alban në ndeshjen e vitit kundër Real Madridit.

Sipas informacioneve të fundit nga “RAC1”, mbrojtësi i majtë i Barcës, Jordi Alba, ka pësuar një lëndim në ndeshjen Rumani-Spanjë.

Ai e ka ndrydhur nyjën e këmbës dhe kështu rrezikon në maksimum që të paraqitet ndaj Realit.

Vendimtare do të jenë testet mjekësore, të cilat do të përcaktojnë shkallën e lëndimit të Albas.

Më parë edhe Ivan Rakitic ishte lënduar dhe pritet të mungojë në El Clasico. /Telegrafi/