Nga sot zyrtarisht, Robert Lewandowski është lojtar i ri i Barcelonës, me klubin katalunas që ka njoftuar gjithçka në lidhje me transferimin.
Polaku kishte arritur në Barcelonë para dy ditësh, por vetëm sot janë kompletuar dokumentet mes klubeve.
“FC Barcelona dhe Bayern Munich kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Robert Lewandowski për një total prej 45 milionë euro + 5 milionë euro në variabla”, thuhet në njoftimin e klubit katalanas.
LATEST NEWS | Agreement with Bayern Munich for the transfer of Robert Lewandowski
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 19, 2022
Lojtari do të nënshkruajë kontratë me klubin për katër sezonet e ardhshme. Klauzola e blerjes është vendosur në 500 milionë euro, po ashtu shkruhet në komunikatën e Barcelonës.
Welcome to the Club! 💙❤️ pic.twitter.com/ZPSs1BHzkB
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 19, 2022
“Marrëveshja përfundimtare vjen tre ditë pasi Klubi njoftoi një marrëveshje në parim për sulmuesin polak, i cili erdhi ndërsa skuadra po fluturonte për në Shtetet e Bashkuara”.
“Leëandoëski mbërriti në Miami të dielën dhe u takua me shokët e tij të rinj. Sulmuesi i ri i Barçës ka kaluar edhe testet mjekësore”, përfundon njoftimi.
OFFICIAL! pic.twitter.com/XYRYAlccYF
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 19, 2022
Leëandoëski pritet t’i prijë sulmit të Barcelonës për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/