Telegrafi

Barcelona e vendosur të dërgojë Umtitin në huazim

Barcelona nuk llogaritë në shërbimet e Samuel Umtiti për edicionin e ri.

Skuadra katalunase thuhet se është takuar me mbrojtësin francez për t’i kumtuar se do ta dërgojnë në huazim.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, 26-vjeçari ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane dhe mund të largohet nga Camp Nou.

Napoli, Roma dhe Lazio, janë në mesin e tyre që duan ta huazojnë Umtiti me të përfunduar ky edicion.

Francezi ka dështuar që të gjejë vetën në skemat e Quique Stetien, andaj largimi i tij është i pashmangshëm.

Barcelona madje mendon shitjen përfundimtare në rast se nuk e tregon vetën as në huazim. /Telegrafi/