Barcelona është në kërkim të një sulmuesi dhe dëshiron ta transferojë qysh në këtë janar.
Pensionimi i Sergio Agueros e ka lënë Barcelonën me vetëm një sulmues klasik si Luuk de Jong.
Andaj sipas asaj që raporton Marca, Blaugranasit po insistojnë në transferimin e Alvaro Moratas nga Juventusi.
Zonja e Vjetër po refuzon ta largojë sulmuesin spanjoll që e ka në huazim nga Atletico Madridi deri në muajin qershor të këtij viti.
Juventusi kishte paguar në vitin 2020 rreth 20 milionë euro për të marrë kartonin e Moratas në formë huazimi për dy vite.
Andaj, Skuadra italiane dëshiron që spanjolli të mbyllë sezonin me ta dhe më pas ta rikthejnë atë të Atletico Madridi. /Telegrafi/