Site icon Telegrafi

Barcelona e vendos De Jongun në listën e shitjeve, ia cakton edhe çmimin e largimit

Frenkie de Jong prej disa vitesh ka qenë një nga shtyllat e mesfushës së Barcelonës, por ai mund t’i ketë ditët e numëruara në klubin katalunas.

Mesfushori holandez, me kontratë deri në qershor 2026, flitet se është një kryes të listës së futbollistëve që do të largohen nga klubi nëfund të sezonit.

27-vjeçari ka treguar cilësinë dhe përkushtimin e tij, por rrethanat ekonomike dhe sportive të klubit mund të përshpejtojnë lamtumirën e tij përpara se të përmbushë të gjithë kontratën e tij.

Lexo po ashtu Ish-ylli i Real Madridit këshillon De Jongun që të largohet nga Barcelona

Barcelona është në një proces rindërtimi financiar që e ka detyruar të marrë vendime strategjike.

Në këtë kuadër, shitja e mesfushorit holandez duket e pashmangshme, veçanërisht sepse do të mundësonte të fitohej një shumë e konsiderueshme për transferimin e tij.

Lexo po ashtu Hansi Flick tregon sërish autoritetin e tij – dënon yllin e Barçës për sjellje të gabuar

Klubi do të ishte i gatshëm ta linte të ikte për një shumë rreth 55 milionë euro, të vetëdijshëm se nëse nuk do ta bënin këtë, mund ta humbnin atë falas në vitin 2026.

Me Casadon në top formë dhe mesfushorët e tjerë si Gavi, Pedri, e Dani Olmo që konsiderohen si të paprekshëm, De Jong është lojtari që pritet të largohet dhe t’i sigurojë Barcelonës të ardhura të mëdha për të kaluar krizën financiare. /Telegrafi/

Exit mobile version