Ansu Fati është njëri nga lojtarët më të talentuar në botë.
Ylli i ri spanjoll ka debutuar në edicionin e kaluar me Barcelonën, teksa ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme.
E falë paraqitjeve të mira ai ka marrë ftesën edhe nga Kombëtarja A e Spanjës duke debutuar e shënuar gol me vetëm 17 vite.
Barcelona i ka vazhduar kontratën vitin e kaluar deri në verën e vitit 2022 me një klauzolë largimi prej 170 milionë euro.
Por e ardhmja e tij te Barcelona duket e sigurt, pasi Fatit do t’i vazhdohet automatikisht kontrata edhe për dy vite të tjera.
Marca shkruan se në kontratën aktuale të lojtarit është një klauzolë ku nëse Fati bëhet anëtar i rregullt i ekipit të parë që pritet të ndodhë një gjë e tillë, atëherë kontrata e tij vazhdohet automatikisht deri në vitin 2024.
Përveç që zgjatet kontrata e tij për dy vite të tjera, Fatit do t’i rritet ndjeshëm edhe klauzola e largimit.
Me kontratën e re e cila pritet së shpejti të zyrtarizohet, klauzola e largimit të Fatit nga Barcelona pritet të bëhet 400 milionë euro, shumë që vështirë se mund të paguhet nga ndonjë skuadër.
17-vjeçari në edicionin e tij të parë me ekipin A të Barcelonës ka zhvilluar 33 ndeshje ku ka shënuar tetë gola.
Ai është lidhur me agjentin Jorge Mendes, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur skuadrat e mëdha si Manchester United, Manchester City, Arsenal, PSG e Borussia Dortmund. /Telegrafi/