Telegrafi

Barcelona e refuzoi mesfushorin e Milanit

Mesfushori japonez, Keisuke Honda ka mbetur pjesë e Milanit edhe pse pritej largimi i tij.

Japonezi kishte refuzuar disa oferta të rëndësishme nga Liga Premier për të mbetur edhe më tej në Milano.

Por mediat italiane kanë raportuar se menaxheri i lojtarit ia kishte propozuar Hondan gjigantit spanjoll Barcelona.

Katalunasit e kishin refuzuar atë duke i kthyer përgjigje negative dhe kështu Honda vendosi të qëndronte në Milan.

Ndryshe për japonezin kishte oferta nga MLS dhe Kina, ndërsa në Angli kërkohej nga Sunderland dhe WBA. /Telegrafi/