Telegrafi

Barcelona e pret Real Madridin me këtë super koreografi, a do të frikësohen ‘mbretërit’? (Foto)

Edhe pse orari nuk është i zakonshëm nesër në ‘Camp Nou’ duke filluar nga ora 16:15, Barcelona pret Real Madridin, në derbin e madh botëror që njihet si ‘El Classico’.

Në faqen zyrtare të Barcelonës, është zbuluar koreografia fantastike e përgatitur nga klubi katalan për këtë ndeshje.

Në koreografi do të jenë ngjyrat e Katalonisë, dhe në njërën pjesë të tribunave do t’i jepet mbështetje Barcelonës, ku shkruhet ‘Forca Barca’.

Kjo atmosferë mund ta frikësojë Real Madridin që në vitet e fundit nuk ka edhe bilanc pozitiv në Camp Nou.

Reali udhëton në Barcelonë si lider në kampionatin spanjoll. /Telegrafi/

Kjo është koreografia e Barcelonës