Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, ka thënë se Interi duhet të vendos për Rafinhan pasi ka klube të tjera të interesuara.
Rafinha u bashkua me Interi në një huazim prej gjashtë muajsh nga Barcelona në janar për t’i ndihmuar Nerazzurrët që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Ai madje u tregua shumë i rëndësishëm në këtë kualifikim.
“Është e mundur që ai të qëndrojë në Inter, por asgjë nuk është vendosur ende”.
“ Shumë klube të tjera janë të interesuara për të”.
“Rafinha është një djalë i mrekullueshëm dhe lojtar me aftësi shumë të mira teknike. Mendoj se mund të jetë i dobishëm për Interin”.
“Ai ka arritur të kapërcejë një kohë të gjatë me lëndime dhe tani është gati për sezonin e ardhshëm. Duhet kohë për të arritur një marrëveshje”.
“Çmimet e lojtarëve janë të larta dhe tregu ka ndryshuar pas çështjes Neymar. Rafinha është lojtarë që dinë të bëjnë gjëra interesante”, ka thënë Braida. /Telegrafi/