Telegrafi

Barcelona e do Ndombelen, Spurs i kërkojnë dy yjet e kataluansve në këmbim të francezit

Barcelona është duke synuar transferimin e mesfushorit francez Tanguy Ndombele nga Tottenham Hotspur.

Mesfushori francez iu bashkua klubit londinez për një shumë rekorde për klubin prej 60 milionë eurove, por që nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez.

Sky Sports News ka raportuar se Barcelona e dëshiron me çdo kusht lojtarin dhe trajneri Quique Setien e vlerëson jashtëzakonisht shumë atë.

Tottenham nga ana tjetër i ka kërkuar katalunasve mesfushorin Arthur Melo në këmbim të Ndombeles, por këtë nuk e ka pranuar Barcelona.

Spurs po interesohen për dy futbollistë të tjerë të katalunasve, mbrojtësit Nelson Semedo dhe Samuel Umtiti.

‘Gjelat’ janë të gatshëm ta lënë të lirë Ndombelen në këmbim të dy mbrojtësve të Barcelonës, por problemi mbetet tek çmimi i lojtarëve.

Semedo vlerësohet rreth 40 milionë euro nga Barcelona, ndërsa Umtiti rreth 35 milionë, teksa vlera e Ndombeles sillet rreth 50 milionë euro.

Kjo marrëveshje mund të përfundojë me sukses nëse Spurs ofrojnë edhe një shumë të parave dhe Ndombelen për t’i transferuar dy mbrojtësit e Barçës në Londër. /Telegrafi/