Neymarit do t’i duhet të pres ende që të debutojë me PSG-në.
E gjithë kjo pasi Barcelona nuk i ka pranuar ende paratë e lirimit të klauzolës që është shumë prej 222 milionë eurove.
Katalunasit duhet ta japin një certifikatë për transferimin e lojtarit, por pa u bërë e gjithë pagesa kjo nuk do të ndodh.
Neymar ka munguar në ndeshjen e parë kundër Amiens.
Ai mund të mungojë edhe në ndeshjen e dytë kundër Guingamp, nëse Barcelona nuk e merr garancinë që 222 milionë euro, janë në konton e tyre. /Telegrafi/