Thuhet se Barcelona janë afër nënshkrimit me Paco Alcacer për 30 milionë euro pas kanë rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare me sulmuesin e Valencias.
Sipas Sport, bisedimet janë në një fazë të avancuar dhe Alcacer tashmë ka dhënë miratimin e tij për transferimin, ku sulmuesi ka pranuar se do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme dhe rolin e tij si sulmues i katërt, edhe pse ende nuk ka nënshkruar.
Valencia fillimisht nuk ishin të gatshëm për të dëgjuar ofertat për 22-vjeçarin spanjoll, por gazeta pretendon se ka pasur përparim të shpejtë të premten.
Alcacer përfundoi si golashënuesi më i mirë i Spanjës gjatë kualifikimeve për Euro 2016 me pesë gola dhe me 13 gola të tjerë në La Liga sezonin e kaluar, por në fund nuk u ftua nga ‘La Roja’ në Francë.
Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet deri pas ndeshjen së Superkupës së parë më 14 gusht, edhe pse Sport thekson çdo gjë është në rrugën e duhur, pasi gjëja më e rëndësishme është se lojtari është i bindur se ai mund të ketë sukses te Barca. /Telegrafi/