Telegrafi

Barcelona e konsideron transferimin e Depay

Barcelona thuhet se mund të tentojë transferimin e Memphis Depayt nga Lyoni në afatin kalimtar të kësaj vere.

Anësori holandez dëshiron të largohet nga skuadra franceze, pasi kanë mbetur jashtë garave evropiane.

Ligue 1 ka përfunduar para kohe edicionin 2019/20 shkaku i shpërthimit të coronavirusit, duke e lënë Lyonit jashtë garave më të rëndësishme.

Kështu, Depay është duke kërkuar një skuadër që do të luajë në Ligën e Kampionëve, e që Blaugranasist kanë shprehur interesim për të.

Barcelona mund t’i rrëmbejë shërbimet e holandezit në një shumë rreth 35 milionë euro, pasi aq është edhe klauzola e lojtarit.

Depay ka shënuar 14 gola në 18 paraqitje për Lyonin në këtë edicion, mirëpo që më pas pësoi lëndim në ligamentet e gjurit. /Telegrafi/