Barcelona e ka seriozisht për Mattia de Sciglion dhe ka zhvilluar bisedime me Juventusin për nënshkrimin e tij.
Klubi katalanas është në treg për një mbrojtës të djathtë, pasi nuk ka marrëvehsje për kontratë të re me Nelson Semedon dhe mbrojtësi portugez do të dalë në shitje këtë verë.
Gjatë negociatave të Barcelonës me Juventusin për Miralem Pjanicin, Blaugranat i ka ofruar lojtarë si Semedo, Sergi Roberto, Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal si shkëmbim.
Sidoqoftë, emri i De Sciglio gjithashtu ka dalë në këto bisedime.
Italiani ka shumë admirues në mesin e bordit të Barcelonës dhe duke parë se është një mbrojtës i mirë, ai do të ishte një alternativë e mirë për Sergi Roberton.
De Sciglio gjithashtu do të ishte i arritshëm për sa i përket financave, pasi Juve kërkon rreth 10 milionë euro për 27-vjeçarin.
Tani gjithçka varet nga shitja e Semedo i cli mund të përdoret nga Barcelona edhe për shkëmbime. /Telegrafi/