Site icon Telegrafi

Barcelona e ka prioritet transferimin e Benjamin Pavard në verë

Benjamin Pavard qëndroi te Bayern Munich, edhe pse kishte oferta për të gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi francez ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e Joao Cancelos dhe largimi i tij nga Allianz Arena duket i pashmangshëm në verë.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic ka konfirmuar se në janar kishin oferta nga Interi dhe Barcelona, por në fund nuk lejuan largimin e tij.

Nga ana tjetër Mundo Deportivo ka raportuar se Pavard është objektivi kryesor i Barcelonës për krahun e djathtë të mbrojtjes.

26-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Munichu në verë dhe te Barceloa mund të fitoj më shumë minuta.

Lexo po ashtu Bayern Munichu refuzoi ofertën e Interit për Pavardin

Gjithsesi edhe drejtuesit e Bayernit janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij dhe tani i kanë vendosur një çmim prej 30 milionë eurove.

Pavard këtë edicion ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat ku ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version