Gazeta katalanase Sport shkruan se Barcelona është e gatshme t’i ofrojë Erling Haalandit plot 100 milionë euro neto për pesë sezonet e ardhshme, pra me një mesatare vjetore 20 milionë euro.
Barça dëshiron ta bëjë Haaland lojtarin që do ta krijojë skuadrën e re rreth tij.
Ai pritet të ketë nivelin e lojtarëve si Ronaldinho (2003), Leo Messi (2008) dhe Neymar (2013).
Por, pa dyshim, katalunasit e dinë që nuk do të jetë e lehtë për ta ofruar pasi beteja për të, për më tepër, nuk bëhet vetëm për pagën që do të marrë futbollisti aktual i Dortmundit.
Kjo ka të bëjë gjithashtu edhe me komisionet që duhet të marr përfaqësuesi i tij, Mino Raiola, bashkëpunëtorët dhe babai i sulmuesit.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e di lojtari është më afër Realit të Madridit, pasi Florentino Perez ka mundësi të shumta ekonomike për të paguar për kartonin dhe komisionet, por nuk do të ndalet së provuari. /Telegrafi/