Site icon Telegrafi

Barcelona e interesuar për transferimin e Rashfordit, Man Utd i gatshëm ta lejojë largimin e anglezit

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se po i ofron anglezit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford, mundësinë për të qenë ylli kryesor i sulmit të tyre.

Pas ardhjes së Xavit në krye të skuadrës dhe eliminimit të hershem nga Liga e Kampionëve, drejtuesit e klubit nga Camp Nou synojnë përforcimin e ekipit.

Gjatë ditëve të fundit janë përmendur shumë emra, sidomos nga Liga Premier, ndërsa së fundmi është zbuluar edhe një emër befasues.

Sipas mediumit të njohur El Nacional, Barcelona është e interesuar për yllin e Djajve të Kuq, Rashford, dhe beson se mund ta largojë atë nga Old Trafford.

Me rolin e tij jo titullar i rregullt në United, Blaugranët mendojnë se ai mund të tundohet nga një rol kryesor në Camp Nou.

Megjithatë, çmimi i tij mund të jetë shumë i madh për një klub të thellë në borxhe, pasi për transferimin e anglezit thuhet se nevojiten rreth 70 milionë euro.

Lexo po ashtu Rashford, Maguire dhe Fernandes preferojnë një trajner tjetër dhe jo Rangnick

Në anën tjetër, drejtuesit e Unitedit thuhet se nuk do të krijonin probleme në largimin e Rashford, nëse oferta do të ishte në shifrat e lartpërmendura.

E gjithë kjo mund të ndodh pasi sulmuesi anglez raportohet se nuk i përshtatet skemave të trajnerit të ri Ralf Rangnick. /Telegrafi/

Exit mobile version