Telegrafi

Barcelona e hedh në treg Andre Gomesin

SEVILLE, SPAIN - JANUARY 21: Andre Gomes of FC Barcelona reacts the La Liga match between Real Betis and Barcelona at Estadio Benito Villamarin on January 21, 2018 in Seville, . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Barcelona është e gatshme të shesë mesfushorin Andre Gomes këtë verë në mënyrë që të ulë humbjet e tyre financiare, thonë raportet në Spanjë.

24-vjeçari u transferua në Camp Nou nga Valencia në një marrëveshje fillimisht me vlerë 35 milion euro plus bonuset.

Megjithatë, mediat në Spanjë raportojnë se e gjithë marrëveshje mund të sjell një kosto totale prej 55 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Revolucion te Barcelona, klubi vendos 10 lojtarë në shitje (Foto)

Kjo shifër është shumë e lart, pasi mesfushori portugez nuk ka arritur të vendosë veten tek titullarët tek skuadra Blaugrana dhe ka filluar vetëm katër ndeshje në La Liga këtë sezon.

Gomes ka dështuar ta tregojë veten te Barça (Getty Images)

Sipas një raporti në mediumin Diario AS, klubi katalanas është lodhur nga pritjet dhe po vlerëson rrugët e shitjes së Gomes.

Barcelona tani po mendon shitjen e tij pavarësisht se u raportua më herët se kanë refuzuar Juventusin dhe Manchester Unitedin verën e kaluar.

Lexo po ashtu Man Unitedi lidhet me Andre Gomesin, agjenti Mendes ndihmon kalimin e tij në Old Trafford  

West Ham United thuhet gjithashtu se është afër një marrëveshje, por çdo shitje duhet të jetë e përhershme dhe nuk pritet të lejohet ndonjë huazim

Gjiganti katalunas shpreson për kompensimin e shumës së transferimit të tyre nga Valencia, nëse jo të plot së paku diku rreth 70-80 për qind të shpenzimit. /Telegrafi/