Telegrafi

Barcelona e hapur t’i shes në janar dyshen De Jon – Depay

Frenkie de Jong dhe Memphis Depay janë dy yjet e Barcelonës që nuk janë aspak të kënaqur me situatën e tyre në Camp Nou.

Barcelona tentoi t’i shiste dy lojtarët edhe në verë, por në fund mesfushori nuk dëshiroi të largohej, derisa për sulmuesin mungonin ofertat e kënaqshme.

Dy holandezët nuk janë duke pasur hapësirat e duhura nën urdhrat e Xavi Hernandez dhe largimi nga Camp Nou në janar duket i pashmangshëm.

Ofertat për dy futbollistët nuk mungojnë pasi ka shumë interesime nga klubet evropiane, kryesisht nga Anglia.

De Jong është në listën e dëshirave të Chelseat, Liverpoolit e Manchester United, derisa për Depayn interesim kanë shprehur Juventus, Newcastle United dhe Tottenham Hotspur.

Për mesfushorin Frenkie de Jong, Barcelona synon të fitojë 85 milionë euro nga shitja e tij, shumë që në verë e kishte ofruar United.

Në anën tjetër për Depayn, katalunasit shpresojnë të kenë në tavolinë një ofertë prej 20 milionë eurove. /Telegrafi/