Site icon Telegrafi

Barcelona e hapur të shesë Rakiticin në verë

Barcelona duket se më në fund është bindur që të shesë Ivan Rakiticin në afatin kalimtar të kësaj vere.

Skuadra katalunase nuk llogaritë më në shërbimet e mesfushorit kroat dhe do të vë atë në tregun e transferimeve.

Milani, Inter, Manchester Unitedi dhe Juventusi, janë në mesin e disa skuadrave të interesuara për transferimin e tij.

Lexo po ashtu Milani do të tentojë përsëri transferimin e Rakiticit

Sipas Diario Sport, Blaugranasit po kërkojnë 20 milionë euro nga shitja e tij, derisa katër klubet evropiane nuk ofrojnë më shumë se 15 milionë euro.

Katalunasit mund të pajtohen të shesin lojtarin në këtë vlerë, mirëpo që do të kërkojnë edhe pesë milionë bonuse. /Telegrafi/

Exit mobile version