Ousmane Dembele tanimë mund të konsiderohet si ylli i madh që është larguar nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi francez do t’i bashkohet PSG-së dhe Barcelona po kërkon një lojtar që do ta zëvendësojë francezin.
Katalunasit kanë gjetur tanimë në Francë zëvendësimin e Dembeles dhe ai është Bradley Barcelona i Olympique Lyon.
20-vjeçari ka pasur një sezon mjaftë të mirë duke realizuar shtatë gola dhe duke asistuar në 12 të tjerë.
Gazeta katalunase Sport ka raportuar se trajneri Xavi Hernandez e pëlqen shumë të riun Barcola dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.
PSG gjithashtu ka shprehur interesim për lojtarin, por oferta e tyre prej 30 milionë eurove është refuzuar nga Lyon.
Skuadra franceze i ka bërë të qartë Barcelonës se për ta lënë të lirë yllin e tyre duan të fitojnë 50 milionë euro.
Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare dhe katalunasit do të bëjnë përpjekje për të nënshkruar me Barcolan. /Telegrafi/