Robert Lewandowski është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, por e ardhmja e tij te Barcelona vazhdon të jetë në dyshim.
Sulmuesit polak i është vazhduar kontrata automatikisht deri në verën e vitit 2026, megjithatë Barcelona po shikon qysh tani zëvendësuesin e tij.
Sipas raportimeve të fundit në mediat e ndryshme në Spanjë dhe Angli, katalunasit prioritet për ta përforcuar repartin ofensivë e kanë sulmuesin suedez Alexander Isak.
25-vjeçari është në formë të shkëlqyer, teksa në 24 ndeshje në Ligën premier ka realizuar 19 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.
Barcelona është e gatshme që në verë të shpenzojë 100 milionë euro për transferimin e suedezit në Camp Nou.
Isak ka përvojë në La Liga ku qëndroi tre vite te Real Sociedad dhe shkëlqeu.
Katalunasit e duan Isakun derisa mbetet të shihet nëse Newcastle do të pranojë largimin e yllit kryesor të skuadrës. /Telegrafi/