Barcelona është e gatshme të shesë Ousmane Dembelen në afatin kalimtar të kësaj vere.
Skuadra katalunase është e dëshpëruar me formën e sulmuesit francez, pasi ai më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur.
Dembele u transferuar nga Borussia Dortmundi në vitin 2017 për 105 milionë euro, mirëpo nga atëherë nuk ka arritur të tregojë vetën.
Barcelona e kishte transferuar atë si zëvendësues të Neymarit që kaloi te Paris Saint-Germain, por që nuk e kishte arritur potencialin që e kishte te skuadra gjermane.
Tani, kampioni i La Liga-s është e gatshme që të shesë Dembelen, derisa kërkon vetëm 60 milionë euro për kartonin e tij, raporton Marca.
Barca po tenton që të transferojë Lautaro Martinezin dhe të rikthejë Neymarin, derisa francezi do të shitet për t’i rritur fondet. /Telegrafi/