Raportohet se Barcelona po përgatitet që të shesë Martin Braithwaite në afatin kalimtar të kësaj vere edhe pse e transferoi vetëm në shkurt.
Blaugranasit paguan 18 milionë euro për transferimin e sulmuesit si mbulesë për Ousmane Dmebelen e lënduar, mirëpo duket se nuk janë të kënaqur me formën e tij.
Danezi thuhet se nuk është në planet e Quique Setien, andaj do të shitet për një shumë rreth 20 milionë euro në verë.
Evertoni dhe West Ham United janë dy skuadrat e para që po interesohen në transferimin e Martin Braithwaite.
Dy klubet nga Liga Premier kanë vëzhguar disa paraqitje të tij edhe në kohën kur ishte te Leganes, ndërsa tani duan të transferojnë atë nga katalunasit.
Sulmuesi ka bërë tri paraqitje deri më tani, mirëpo që ende nuk ka lujatur një ndeshje të plotë. /Telegrafi/