Telegrafi

Barcelona e gatshme të ngrit ofertën për transferimin e Ferran Torres

Barcelona është e gatshme të shkojë edhe më lartë në ofertën e tyre për të bindur Manchester Cityn të ndahet me spanjollin Ferran Torres.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Torres është objektivi kryesor i Barçës për afatin kalimtar të janarit dhe negociatat po vazhdojnë mes dy klubeve.

Drejtorët e Barçës, Ferran Reverter dhe Mateu Alemany, ishin në Mançester dy javë më parë për t’i dorëzuar Cityt një ofertë prej 40 milionë eurosh për spanjollin, ofertë e cila u refuzua menjëherë.

Lexo po ashtu Barcelona ofron emra si Dembele, Coutinho apo Umtiti për Torresin, por Manchester Cityt nuk i pëlqen asnjërin

Në vend të kësaj, klubi nga Etihad thuhet se kërkon plot 80 milionë euro për ta lënë të lirë Torresin.

Barça e konsideron atë vlerësim shumë të lartë, megjithëse thuhet se do të kthehet në ditët në vijim me një propozim të ri prej 45 milionë eurosh.

Nga ana e tij, ndërsa ai nuk do të detyroj për një largim, Torres është i gatshëm të largohet nga City për te Barca muajin e ardhshëm. /Telegrafi/