Barcelona mund ta rivalizojë Atletico Madridin për shërbimet e yllit të Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta këtë verë.
Klubi madrilen raportohet se po e ndjekë sulmuesin francez si pjesë e planeve të tyre afatgjatë për të zëvendësuar Antoine Griezmann.
Griezmann po konsideron opsionet e tij në Madrid, me francezin që është lidhur vazhdimisht me një kalim në MLS.
Në rast se ai vendos të transferohet atje, me shumë mundësi do të kalojë tek Los Angeles FC, ku atje do të ribashkohej me Hugo Lloris dhe Olivier Giroud.
Përkundër rëndësisë që ka ai brenda skuadrës, Atletico Madridi nuk pritet t’i dalë para vendimit të Griezmann dhe largimi i tij varet plotësisht nga vet lojtari.
Mateta, i cili ka 10 gola të shënuar në 24 ndeshje në elitën e futbollit anglez deri më tani këtë sezon është njëri ndër opsionet, me kontratën e tij që skadon në vitin 2027.
Sipas një raportimi nga Football Insider, kartoni i Matetas vlerësohet të jetë në mesin e 40-50 milionë eurove.
Garës për Matetan tashmë i është bashkuar edhe Barcelona, por blaugranasit po presin për të parë vendimin e tij nëse do të rinovojë në muajt në vazhdim apo jo.
Gjiganti katalanas po synon ta transferojë një sulmues të ri për ta zëvendësuar Robert Lewandowskin.
Reprezentuesi polak është rrugës për të aktivizuar një klauzolë lirimi e cila mund të zgjatë automatikisht rinovimin të paktën deri në fund të sezonit 2025/2026./Telegrafi/