Site icon Telegrafi

Barcelona e gatshme të huazojë sërish Coutinhon – kërkon një shumë të majme

Barcelona thuhet se është e gatshme të dërgojë sërish në huazim Philippe Coutinhon.

Mesfushori brazilian është aktualisht në huazim te Bayern Munichu, mirëpo këta të fundit nuk duan të shfrytëzojnë të drejtën për blerjen e tij.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Barcelona është e gatshme që të huazojë sërish Coutinhon te ndonjë skuadër, por ka një kusht.

Kampioni i La liga-s kërkon që skuadra që e dëshiron huazimin e brazilianit, të ofrojë 10 milionë euro.

Në garë për të besohet të jenë Chelsea, Arsenal dhe Newcastle United, me The Blues që shihen si favoritë.

Nëse Frank Lampard e transferon ish-anëtarin Liverpoolin në Stamford Bridge, atëherë do të tentojë të mbyllë atë transferim. /Telegrafi/

Exit mobile version