Barcelona thuhet se ka humbur durimin me Ousmane Dembelen dhe po mendon ta shesë atë në verë.
Që kur kaloi nga Borussia Dortmundi për 140 milionë euro, sulmuesi francez më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur.
Dembele me t’u rikthyer së fundmi nga lëndimi, është lënduar përsëri në stërvitje dhe do të jetë jashtë fushave për gjashtë muaj.
Kështu, Blaugranasit nuk duan të humbin më shumë kohë me të dhe do të shesin atë qysh në afatin e ardhshëm kalimtar.
Skuadra katalunase u dashtë që të shpenzojë në transferimin e Martin Braithwaite, në mënyrë që të zëvendësojë francezin e lënduar.
Barcelona do të tentojë që me paratë e shitjes së Dembeles, të rikthejë Neymarin në Camp Nou. /Telegrafi/