Site icon Telegrafi

Barcelona e gatshme ta lejoj Umtitin të largohet pa fituar asnjë para

Samuel Umtiti vazhdon të mbetet një problem i madh për Barcelonën.

Mbrojtësi francez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman dhe klubi dëshiron ta largojë.

Deri më tani lojtari nuk ka mbetur i kënaqur me ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij duke i refuzuar ato.

Edhe në adresë të Barcelonës nuk ka ardhur ndonjë ofertë dhe kësisoj klubi po mendon të heqë dorë nga lojtari.

Diario Sport ka raportuar se Barça po mendon t’ia prishë kontratën lojtarit që ta largojë pa përfituar asgjë.

Dy skuadrat franceze, Nice dhe Monaco kanë shprehur interesim për Umtitin, por lojtari ende nuk është bindur.

27-vjeçari është duke pritur një ofertë nga një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve, por nëse nuk vije ajo atëherë do të vendos mes njërës Nice ose Monaco. /Telegrafi/

Exit mobile version