Telegrafi

Barcelona e fundos Athletic Bilbaon për tetë minuta: Griezmann, De Jong dhe Messi shënojnë

Barcelona ka kalua në epërsi ndaj Athletic Bilbaos në Kupën e Mbretit, me rezultat 3-0, fal dy golave të shpejtë në pjesën e dytë.

Pjesa e parë edhe pse me shumë raste dhe dominim nga Barcelona gola nuk kishte.

Në minutën e 60-të, Antoine Griezmann shënoi për 1-0 pas një asistimi të holandezit De Jong.

Nuk vonoi shumë dhe Barcelona shënoi edhe një herë.

Jordi Alba ut një top bukur në zonë, ku Frenkie de Jong i pa markuar shënon për 2-0.

Në minutën e 68-të vjen edhe nokauti për Bilbaon. Lionel Messi shënon gol të bukur për 3-0.

Barcelona tani është shumë afër që të fitojë Kupën e Mbretit./Telegrafi/