Barcelona e ka filluar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me fitore 5-1 kundër Farencvarosit.
Skuadra katalunase kaloi në minutën e 27-të në epërsi me anë të Lionel Messit që shënoi nga penalltia.
Derisa po përfundonte pjesa e parë, Ansu Fati (42’) pranoi një asistim magjik nga Frenkie de Jong për të realizuar për 2-0.
GOAL BARÇA! LEO #MESSI FROM THE PENALTY SPOT! 1-0! pic.twitter.com/FJkp3tim9P
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 20, 2020
Pjesa e dytë filloi edhe më mirë për katalunasit që shënuan për 3-0 me anë të Philippe Coutinhos në minutën e 52-të me një asist të Fatit.
Por, Blaugranasit ishin të pafat, shkaku që Gerard Pique u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 68-tëpër ndërhyrje të palejueshme.
Penalty for @Fradi_HU and 🟥 for @3gerardpique! 😱 pic.twitter.com/LEXCLUP6p6
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 20, 2020
Më pas, Ferencvaros fitoi një penallti të cilën në gol e konvertoi Igor Kharatin në minutën e 70-të.
Barcelona nuk u ndal me kaq dhe arritën të shënonin për 4-1 me anë të Pedrit që realizoi në minutën e 82-të, derisa Ouseman Dembele (89′) shënoi edhe të pestin për vendasit.
Barcelona me këtë fitore është lider i Grupit G me tri pikë, aq sa ka edhe Juventusi që mposhti Dinamo Kievin me rezultat 2-0. /Telegrafi/
1st goal for the youngster Pedri and a great run and an assist for Ousmane Dembele.🔥🔥🔥#BarcaFerencvaros 🔵🔴 pic.twitter.com/iV6vQWbqdD
— 🎥 BT Media (@MediaBarcaTimes) October 20, 2020
Simply too much, hot🤯run by Messi and penalty for Barça converted by Messi. pic.twitter.com/NWdAnOcWFB
— ᏒᎾϜᏞ⚽ᙢᙍᏕᏕꀤ (@ROFLMessi10) October 20, 2020
Ansu fati with goal 👌🏽pic.twitter.com/kzOMFGfYdY
— Saquon. (@IAmSaquon) October 20, 2020
https://twitter.com/CrewsMat19/status/1318645759261147137