Ish-agjenti i Kalidou Koulibaly, pretendon se Barcelona ishte vënë pas mbrojtësit të Napolit, që sipas tij mund të luajë për çdo ekip në botë.
Mbrojtësi u dha fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke nënshkruar një kontratë të re me Napolin, por agjentin Bruno Satin, kishte thënë se për lojtarin kishte shumë interesim.
“A interesohej Barcelona për Koulibalyn? Të gjithë panë sa ishte i mirë të mërkurën”.
“Kalidou mund të luajë për çdo ekip në botë, qoftë në Barcelonë, Real Madrid apo Bayern Munich”.
“Kohët e fundit ai rinovoi kontratën e tij, por ne po shohim se si Pique nuk po kalon një moment të mirë në Barcelonë”.
“A i pëlqen Braidas një lojtar si Koulibaly? Po sigurisht. Biseduam për të, të mërkurën në San Paolo. Pas kësaj, ka edhe faktorë të tjerë që duhet të adresohen”.
“Sa kushton Kalidou? Ai është shumë i fortë dhe i shpejtë. Ai ka mësuar aq shumë nga të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar, nga ata në Belgjikë deri te Benitez dhe Sarri”.
“Duhet të mbahet mend sa lirë ishte blerë nga Genk. Napoli kanë refuzuar oferta të rëndësishme”.
“Pse ju largoi juve nga puna? Për fat të keq, mund të duket e çuditshme, por nuk ishte vendimi i tij. Kishte presion nga familja e tij”.
“A jam akoma mik i Kalidou? Po, ai më ftoi për të ngrënë pas ndeshjes të së mërkurës”, ka thënë ish-agjenti. /Telegrafi/