Telegrafi

Barcelona e di tanimë çmimin që duhet paguar për Joao Felix

Joao Felix është bashkuar me Barcelonën në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Sulmuesi portugez u huazua te Barcelona nga Atletico Madrid, por katalunasit nuk e kanë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

23-vjeçari ka shkëlqyer në tetë ndeshjet e para duke shënuar tre gola e duke asistuar në dy të tjerë.

Lexo po ashtu Zbulohen tre skuadrat angleze që Joao Felix refuzoi për t'iu bashkuar Barcelonës

Megjithatë drejtuesit e klubit katalunas tanimë janë njoftuar me çmimin që duhet paguar te Atletico Madrid nëse duan ta mbajnë Felixin në fund të sezonit.

Atletico ka njoftuar Barcelonën se për ta lënë të lirë yllin portugez dëshirojnë të fitojnë 80 milionë euro.

Lexo po ashtu Zbulohen prapaskenat, Felix bëri një gjest të madh për t'iu bashkuar Barcelonës

Kjo shumë konsiderohet jashtëzakonisht e lartë nga Barça e cila po kalon nëpër një krizë financiare dhe palët pritet të diskutojnë ende në verën e vitit 2024.

Qëllimi i katalunasve është që të ulin çmimin e portugezit mes 50 dhe 60 milionë eurove. /Telegrafi/