Barcelona po e projekton rikthimin e Xavi Simons me të përfunduar ky edicion.
Mesfushorio që doli nga akademia e Blaugranasve, nuk po gjen hapësirë te Paris Saint-Germain dhe po e kërkon largimin.
Barcelona ka filluar bisedimet me Mino Raiolan dhe familjen e lojtarit për ta rikthyer atë në Camp Nou, raporton Cadena Ser.
Lojtari 18-vjeçari është i gatshëm që të rikthehet te skuadra katalunase, sidomos pas rikthimit të Xavit, tani si trajner.
Simons u larguar nga Barcelona para dy vitesh, derisa do të jetë jashtë kontratë në fund të këtij edicioni. /Telegrafi/